Trajneri Sulejman Starova, pjesë e Pressing, vazhdon analizën e tij për Tiranën dhe trajnerin Egbo. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh: “Është ndryshe kur Orges Shehi e lë zanatin e tij të portierit dhe bëhet portier i parë, me Skënderbeun e Kukësin.
Egbo, me të gjithë respektin, ka 20 e sa vite që ka bërë trajnerin e portierëve. Unë nuk e shoh që të mos rikthehet te zanati që ka. Është e pamundur që të mos gabojë nga mos-eksperienca. Në minutën e 86-të do të kthesh ndeshjen ti?”, tha Starova.
Ndërsa Cicani shtoi se Egbo është zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij në pjesën e parë, duke e lejuar Teutën ta nisë më mirë takimin dhe të jetë më agresive në minutat e para: “Egbo shfaqet sikur është zhgënjyer nga pjesa e parë e skuadrës së tij. Teuta e nisi më agresive, Tirana e nisi ngadalë. Avantazhi prej gjashtë pikësh, vazhdon ta mbajë Tiranën të qetë”./abcnews.al