Ekipi i Lushnjës në Kategorinë e Parë, u mposht sot me rezultatin 2-1 nga Apolonia në Fier, në stadiumin “Loni Papuçiu”. Një takim shumë i kontestuar, pasi episodet e dyshimta dhe problemet me gjykimin nuk munguan.
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, foli për RTSH pas ndeshjes së humbur, një intervistë ndryshe. Ai bëri një krahasim me peshkun e madh që ha peshkun e vogël, si dhe në fund refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të tjera, duke u larguar menjëherë.
“Vëllai im e ka shumë qejf peshkun. Mori një peshk të madh njëherë, në Karavasta dhe kur e solli në shtëpi, po e qëronte nëna. Dhe unë pashë se kur u ça ky peshku i madh, kishte peshk të vogël brenda. E thashë çfarë kam për të thënë, për këtë erdha (refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarit)”./abcnews.al