Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur trishtimin e saj për ndarjen nga jeta të studiuesit Moikom Zeqo.
Hajdari thotë se nuk do të harrojë kurrë bisedat e gjata me të dhe do ta kujtojë gjithmonë si njeri të drejtë, parimor dhe të ditur.
“Lamtumirë miku im! Nuk do ti harroj kurrë bisedat e gjata ku dija dhe mencuria rridhnin nga cdo fjalë e jotja e që synonte të ndriconte rrugëtimin tim në politikën e ashpër shqiptare.
Do të mbaj mend gjithnjë si njeri të drejtë, parimor, të ditur dhe plot me kulturë e passion. Pavarësisht kostove, gjithnjë në krah të së drejtës dhe të vërtetës.
Një njeri i rrallë!
Pushofsh në paqe Moikom dhe faleminderit për gjithcka i dhe këtij vendi!”, shkruan Hajdari./abcnews.al