Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli ka ndarë në rrjetet sociale që i ati i kushtoi Moikom Zeqos, në shenjë nderimi në ditën e ndarjes së tij nga jeta.
Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit u nda nga jeta ditën e sotme.
Ai nuk mundi të fitonte betejën me leuçeminë akute që luftonte prej vitesh.
Zeqo është autori i 140 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.
Poezia
Pasioni dhe shija
Mikut tim, poetit Moikom Zeqo
Pasioni i madh të dy na fryn,
Na djeg e na prish mëndtë:
Çdo gjë që digjet bëhet tym,
Po tymi s’është i njëjtë.
E madhe bota, pa dyshim,
E bukur dhe e rëndë,
Por është e bukur, miku im,
Kur s’ka asgjë të njëjtë.
Vërtet u dogjëm unë e ti
Si djaj e si të shënjtë;
Çdo gjë që digjet bëhet hi,
Po hiri s’është i njëjtë.
Besoj dy hiret i provon
Dinaku i madh Shën Pjetër:
“Të dy i lindi një pasion,
Po paskan shije tjetër”…
Dritëro Agolli