Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Situata në Maqedoninë e Veriut, ministri Filipçe flet për hapjen e kufijve

schedule16:48 - 15 Qershor, 2020

schedule 16:48 - 15 Qershor, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me koronavirusin në vend.

Vendi nuk po sheh përmirësimin, ndërsa vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan 103 raste të reja.

LEXO EDHE: Shifra të larta sërish në Maqedoninë e Veriut, 103 raste të reja dhe 5viktima nga Covid 19



Ministri u pyet nga gazetarët në lidhje me hapjen e kufijve, ndërsa deklaroi se për këtë temë do të diskutohet në fund të kësaj jave.

“E gjitha kjo çështje do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që e bënë Ministria e Shëndetësisë”, tha Filipçe.

Ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat, në mënyrë që kufijtë të hapen sa më shpejtë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!