Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, ka dalë këtë të hënë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shoqëruar nga dy avokatët e saj Maks Haxhia dhe Ilira Dane.
Rivlerësimi i gruas së të ndjerit Azem Hajdari bëhet për dy kritere, pasurinë dhe figurën.
LEXO edhe: Fatmira Hajdari përlotet para KPK: Më vratë në 26 janar, çfarë ndodhi me vizën amerikane
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, pas konstatimeve të KPK dhe DSIK të cilët kanë raportuar se Hajdari është në papërshtatshmëri, pasi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë, edhe vëzhguesi i ONM Teo Jacobs, duket se i ka gjetur të pajustifikueshme deklarimet e Hajdarit, madje ai është shprehur se janë pafund pyetjet që janë lënë pa përgjigje në rastin e saj.
“Pse dikush merr kredi në 2007 dhe keni firmos kontratën në 2009 ? Pse e keni marrë kredinë para se të nënshkruani kontratën e qerasë? Pse dy biznesmenë do shpenzojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar, kjo është pyetje pa shpjegim për mua.
Pse këta biznesmen paguaj kontributin e tyre, njëri 130 mijë dhe tjetri 70 mijë, dhe pse është deklaruar si kursime familjare, dhe pse nuk keni paguar taksat për shitjen e biznesit? Unë mund të vazhdoja pafund me pse-të mia, dhe ka pafund pyetje që janë lënë pa përgjigje”, ka thënë gjatë seancës Jacobs.
Sakaq seanca për vendimin e Fatmira Hajdarit është shtyrë për në datën 18 qershor, ora 10:00./abcnews.al