Për punë sezonale, shqiptarët bllokohen në Kapshticë, asnjë përgjigje nga autoritetet

schedule10:33 - 15 Qershor, 2020

schedule 10:33 - 15 Qershor, 2020

Çdo ditë kthehen në pikën kufitare të Kapshticës me shpresën se garancia nga Greqia u ka dalë në sistemin e palës shqiptare.

Të vetmen zgjidhje për të mbijetuar kanë punën sezonale, por udhëtimi tyre ndërpritet në doganën tonë.

Qytetarët shqiptarë të cilët shkojnë drejt shtetit grek për punë sezonale janë bllokuar në tokën shqiptare dhe nuk lejohet të kalojnë kufirin.

“Na ka sjellë greku lejen e punës. Ka 15 ditë që letrat janë futur nga greku. Pronari thotë ne i kemi nisur letrat, por pengohet nga pala shqiptare”, shprehet një qytetar.

Për ta e gjithë kjo sorollatje është kosto e shtuar. Duhet të paguajnë taksi qofte për tu kthyer në banesë por edhe për të shkuar në Greqi.

“Duam një makinë e cila kushton 100 mijë lekë për njeri, nuk e di çfarë po bëhet”, shprehet një tjetër qytetar.

Nga pala shqiptare u jepet e njëjta përgjigje: Nuk u del garancia në sistem, pa dhënë më shumë sqarime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!