Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Procesi i vetingut për Znj. Hajdari do të kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.
Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës.
Në korrik 2013, Hajdari me dekret të Presidentit u emërua, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.
Sipas informacioneve mësohet se Hajdari sot do të mbrohet nga dy avokatë, Maks Haxhia dhe Ilira Dane.
Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, KPK ka vërejtur se Hajdari, ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën për vetting.
Ajo gjithashtu nuk ka deklaruar një truall të vitit 2015.
Nga Analiza financiare e pasurisë së Hajdarit janë vërejtur:
-Përpara vitit 2003 mungesë burimesh të ligjshme për 18 mln lekë.
-Për 2003 mungesë për 1 mln lekë,
-Për 2005 mungesë për 2 mln lekë,
-Për 2006 mungesë gati 5 mln,
-Për 2008 gati 5 mln,
-Për 2010 gati 3 mln,
-Për 2011 ka mungesë,
-Për 2013 mungesë për 15 mln,
-Për 2015 mungesë për 1.5 mln,
-Për 2016 mungesë për 6 mln.
Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te klasifikuar në raportin e parë për Hajdarin ka kryer verifikimin dhe ka konkluduar përshtatshmëri për vijim të punës së saj si gjyqtare.
Por DSIK ka dërguar një raport të dytë për figurën e Hajdarit, ku thuhet se pas verifikimeve rezulton se ajo ka bërë deklarim të pasaktë për kontrollin e figurës ndaj ka papërshtatshmëri për vijimin e punës.
Ndërkohë sipas hetimit te KPK rezulton se: Subjekti i rivlerësimit (Fatmira Hajdari) ka refuzuar t’i jetë penguar lëvizja në SHBA, ndërsa e vërteta është se Ambasada e SHBA ka refuzuar Hajdarin për vizë.
Hajdari ka deklaruar se nuk është pyetur për revokim vize. Ajo ka shpjeguar se deri në momentin e plotësimit të formularit nuk ka pasur dijeni për revokimin.
Ndërkaq avokati i Hajdarit, Maks Haxhia është shprehur se Hajdarit nuk i është refuzuar viza, por i është revokuar, për shkak se ajo është në proces vettingu, dhe se DSIK dhe KPK kanë përdorur terma të gabuar.
Haxhia ka kërkuar se duhet të provohet dijenia në momentin e plotësimit të formularit nga Hajdari për revokim te vizës dhe riçelje të hetimit për profesionalizmit.
Por problemet me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, të konstatuara në papërshtatshmëri nga ana e DSIK, kanë vënë në rrezik vijimin e detyrës së saj, çka mund të bëjë që në seancën tjetër ku do të shpallet vendimi, mund të kemi shkarkimin e Hajdarit nga detyra.
Fatmira Hajdarit e përlotur përballë gjetjeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit u shpreh se “pas vrasjes së Azemit na kanë ndihmuar persona të ndryshëm për ta restauruar banesën. Ish kryeministri Berisha pa shtëpinë e amortizuar dhe na ndihmoi me një kredi 25 milionë lekë të vjetra. Nuk kam gënjyer për asgjë“.
Hajdari është justifikuar me faktin se pjesa më e madhe e këtyre pasurive i ka të trashëguara nga bashkëshorti i saj Azem Hajdari, por gjithsesi mbetet për tu parë si do të vijojë procesi ndaj saj./abcnews.al