Erdogan: Falenderoj Thaçin, po kryeministrit Haradinaj i them turp

schedule12:55 - 2 Prill, 2018

schedule 12:55 - 2 Prill, 2018

Vijon retorika e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në lidhje me operacionin e ndërmarrë së fundmi në Kosovë nga Shërbimi turk i Inteligjencës ku u ekstraduan 6 shtetas turq, që akuzohet se mbështesin imamin Fetullah Gylen. Duke paralajmëruar se “ky nuk është as operacioni i parë dhe as i fundit, Erdogan iu rikthye përsëri Kosovës në një fjalim të mbajtur në kongresin e zakonshëm të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në Hatay.

Rexhep Tajip Erdogan, President i Turqisë: “Falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato bënë detyrën e tyre. Si është e mundur që ti ke bërë një gjë të tillë kundër Turqisë, I cili është vendi i dytë pas Amerikës që ka njohur Kosovën? Un e di se edhe populli i Kosovës nuk e pranon kurrë këtë hap që ka hedhur kryeministri i saj. Operacione të tilla do të pasojnë më pas, ne do t’i ndjekim anëtarët e bandës tradhtare FETO kudo që ata të largohen”.

Më tej Erdogan nënvizoi se do të ketë mik dhe vëlla këdo që shkollat e shoqatave të Gylen ia dorëzon fondacioneve të shtetit turk. Gjithashtu tregoi dhe një premtim që kishte marrë nga kryeministri I Greqisë, Aleksis Tsipras, për dorëzimin e ushtarëve të arratisur nga vendi pas tentativës për grusht shteti me 15 korrik. Presidenti turk thotë se kaluan muaj dhe vite, por asgjë nuk është bërë. Madje akuzoi Tsipras se tashmë është vënë në mbrojtje të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!