Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Tris”, rekord europian dhe festë për George Floyd: Reali e nis mbarë

schedule21:27 - 14 Qershor, 2020

schedule 21:27 - 14 Qershor, 2020

Barcelona triumfoi dje ndaj Mallorca dhe motivoi skuadrën e Real Madrid të kundërpërgjigjej dorë për dorë. Skuadra e Zinedine Zidane triumfoi me rezultatin 3-1 kundër Eibar dhe ruan kështu diferencën prej dy pikësh me katalanasit, duke e mbajtur të hapur garën për titull. Sonte në fakt madrilenët nuk duhet ta diskutonin fitoren dhe kështu bënë.

NDESHJA – Real Madrid e nisi mbarë takimin, duke e zhbllokuar pas pesë minutash. Mesfushori gjerman, Toni Kroos, me një goditje mjaft të bukur befasoi portierin mik. Topi në rrjetë deh skuadra kryeqytetase e pa vetën në avantazh.

Më pas ishte Sergio Ramos që dyfishoi, pas një pasimi të Hazard. Mbrojtësi kishte për detyrë ta shtynte topin në rrjetë dhe dihet se ai nuk gabon, madje ka shënuar gola shumë më të vështirë dhe të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Golin e tretë e shënoi braziliani Marcelo, duke i çuar shifrat në 3-0. Mbrojtësi u bë lojtari i 19-të që shënon në La Liga këtë sezon me fanellën e Real, si asnjë ekip tjetër në pesë ligat kryesore të Europës. Ndërkohë që për t’u theksuar është edhe festa e tij, duke u ulur në gjunjë në nder të George Floyd.

3-0 pjesa e parë, kurse në të dytën Zidane mendoi të freskonte skuadrën dhe i bëri të pesta zëvendësimet. Miqtë, pas një ore lojë e gjetën rrugën e rrjetës me Pedro Bigas, i cili pas një rrëmuje në zonë e mposhti portierin Kurtua.

Për ta kthyer ndeshjen me Realin nuk është e lehtë dhe Eibar aq e kishte hapin, duke mos mundur të shënojë një tjetër gol. Nga ana tjetër, edhe madrilenët u mjaftuan me aq dhe iu gëzua fitores me shifrat 3-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!