Lëkundje të fuqishme tërmeti në vendin e “Unazës së Zjarrtë”

schedule19:06 - 13 Qershor, 2020

schedule 19:06 - 13 Qershor, 2020

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur pasditen e së shtunës Japoninë. Rezulton se tërmeti ka qenë me magnitutë 6.7 të shkallës Rihter, dhe me thellësi 155 km.

Epiqendra e lëkundjeve ishte në ishujt Ryukyu, 301 kilometra në veri të qytetit Naha-shi. Lëkundjet u ndjenë rreth orës 12:51 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njoftohet gjithashtu se nuk ka rrezik për cunami.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Okinawa si dhe në ishullin jugor të Kyushu-t. Kujtojmë këtu se Japonia bën pjesë në “Unazën e Zjarrtë”, vende këto me aktivitet të lartë sizmik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!