Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit që transportonte eurot e padeklaruara

schedule18:27 - 13 Qershor, 2020

schedule 18:27 - 13 Qershor, 2020

Zbardhet dëshmia e shoferit të kamionit ku u ndaluan afro 2 milion euro të sekuestuara që vinte nga Italia me tragetin Durrës-Bari.

Abc News mëson se 51-vjeçari i arrestuar nga policia ka deklaruar se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në mjetin që drejtohej prej tij.

Ai është shprehur se bën transportin dhe nuk e di se çfarë ka në pjesën e pasme të kamionit.

LEXO EDHE: U sekuestruan në Durrës, eurot e padeklaruara ishin futur në një kamion këpucësh

Policia ka nisur hetimet për të mësuar se nga ku është nisur kjo ngarkesë dhe kush ishte destinacioni i saj.

Ndërkohë vijon ende numërimi i parave në Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Paratë ishin futur në 5 qese plastmasi dhe ishin mbuluar me lëndën e parë që përdoret për prodhimin e këpucëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!