Sërish vezë te ministria e Arsimit. Kësaj radhe nuk janë studentët që protestojnë në këtë mënyrë, por maturantët që kundërshtojnë provimin e gjuhë së letërsisë.
Kërkojnë rishikimi e pyetjeve pasi sipas tyre, ishin të palogjikshme dhe absurde. Denoncojnë se teza nuk kishte lidhje me programin shkollor. Maturantët shprehen se nuk do ta njohin vlerësim e bërë në bazë të tezës që i është paraqitur në provim .
“Kërkojmë që të hiqet ky cenimi i privatësisë sepse është absurde dhe e korruptueshme. Teza ishte absurde dhe nuk kishte lidhje me njohuritë tona.
Një nga pyetjet e Lasgush Poradecit, edhe vajza e tij kishte deklaruar se alternativat janë gabim”, thonë disa prej tyre.
Një përfaqësi e maturantëve dorëzoi në ministri një draft me 10 pika.
Nëse nuk do të marrin përgjigje pozitive nga ministria, paralajmërojnë vijimin e protestave. Nuk përjashtojnë mundësinë e bojkotimit të provimit të matematikës që pritet të zhvillohet të hënën.
Maturantët i bëjnë thirrje të gjithëve që ti bashkohen kauzës së tyre edhe studentë, mësues dhe prindërit të cilët gjithashtu preken nga ky provim.
Pavarësisht qëndrimeve të maturantëve, ministrja e Arsimit ka bërë një reagim. E cilësoi protestën të iniciuar nga politika dhe absurde që nxënësit dalin kundër provimeve të vështira./abcnews.al