Maska mund të zvogëlojë përhapjen e COVID-19 në 40 për qind

schedule09:15 - 13 Qershor, 2020

schedule 09:15 - 13 Qershor, 2020

Maska mund të zvogëlojë shkallën e rritjes së infeksioneve të koronavirusit me 40%, sipas studiuesve gjermanë.

Studimi, i publikuar këtë muaj  nga Instituti  i Ekonomisë së Punës, analizoi qytetin e Jena në  Gjermani.

Studiuesit e krahasuan trajektoren e Jena para dhe pas 6 prillit me atë të një kampioni mesatar të njerëzve nga qytete të tjera gjermane që përbëjnë një grup me demografi të ngjashme, sistemet lokale të kujdesit shëndetësor të ngjashme dhe nivelet para 6 prillit me COVID-19.

Pasi qytetarët filluan  të përdornin maska infeksionet e reja të konfirmuara ishin 25% më të ulëta.

Maska duket se është një metodë efektive pa ndonjë kosto të lartë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, thanë autorët, përfshirë Klaus Waelde nga Universiteti i Mainz.

Por autorët theksojnë nevojën për studime më të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse, kryesisht jashtë Gjermanisë.

Ndërsa shtetet në SH.B.A. po fillojnë të rihapen, dhe përdorimi i maskave është i detyruar në disa vende këto të dhëna mund të ofrojnë udhëzime të mëtejshme për ekspertët e shëndetit publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!