Është mbyllur takimi mes Juventusit dhe Milanit, me rezultatin e barabartë 0-0. Juventusi kalon kështu në finalen e Kupës së Italisë, pasi në San Siro arriti një barazim me gola 1-1.
Ronaldo pati mundësinë më të mirë të sfidës për të shënuar, por në minutën e 16-të tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sekonda më vonë, Rebic bën një ndërhyrje horror në mesfushë, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Për shumicën e takimit, Milani luajti me një futbollist më pak dhe normalisht e kishte të vështirë të rrezikonte portën e kampionëve të Italisë. Juventusi, pa shpenzuar shumë energji, kalon në finalen e Kupës së Italisë, ku përballë do të ketë Interin ose Napolin./abcnews.al
Kupa e Italisë, gjysmëfinale
Juventus – Milan 0-0 (1-1)