Trajneri i Celta Vigos, Oscar Garcia, nuk e pranon dot faktin që tifozët lejohen te sporti i garave me dema, e jo në futboll. La Liga rifilloi mbrëmë me ndeshjen derbi Sevilla-Real Betis, normalisht pa praninë e tifozëve.
Strategu 47 vjeçar i Celta Vigos e konsideroi absurd faktin që tifozët nuk lejohen në stadiumet e futbollit, ndërsa në sportet e tjera po: “Nuk më duket normale që tifozët lejohen në garat me dema e jo në futboll.
Nuk e kuptoj, por po e lë me kaq. Ne do të jemi gati, sido që të zhvillohen ndeshjet. Skuadra ime është në formën e duhur fizike dhe nesër kundër Villareal, synojmë vetëm fitoren”, tha Garcia./abcnews.al