Linjat Ajrore padisin MB për rregullat e karantinës

schedule13:15 - 12 Qershor, 2020

schedule 13:15 - 12 Qershor, 2020

British Airways, Easyjet dhe Ryanair kanë filluar veprimet juridike kundër rregullave të karantinës së koronavirusit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Tre linjat ajrore thonë se kufizimet “do të kenë një efekt shkatërrues në turizmin britanik dhe ekonominë e gjerë dhe do të shkatërrojnë mijëra vende pune”. Të hënën, Mbretëria e Bashkuar futi rregulla të reja që kërkojnë nga çdokush që hyn në vend të qëndrojë në izolim për 14 ditë, ose do të përballet me gjoba.

Në një deklaratë, linjat ajrore thanë se sfida e tyre ligjore ishte e bazuar në disa faktorë, përfshirë “faktin që kjo karantinë, me ligj penal, është më e rreptë se udhëzimet e aplikuara për njerëzit që në të vërtetë kanë COVID-19”. Ata thonë se, “nuk kishte konsultime dhe asnjë provë shkencore që parashikonte një politikë kaq të rëndë”.

Në sfidën e tyre, linjat ajrore citojnë një përcaktim që thotë, “nëse ju jeni një punëtor francez ose gjerman që udhëton çdo javë në Mbretërinë e Bashkuar do të përjashtoheni nga karantina dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po ndalon njerëzit që udhëtojnë nga vendet me shkallë më të ulët infeksioni se Mbretëria e Bashkuar . ” Ata gjithashtu thanë se nuk kanë parë prova se si dhe kur do të zbatohen “urat ajrore” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!