Goditja e bandës italo-shqiptare, policia jep detaje nga aksioni që çoi në arrestimin e 17 personave

schedule18:16 - 11 Qershor, 2020

schedule 18:16 - 11 Qershor, 2020

Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me operacionin “Beached”,që çoi në shkatërrimin e një bande italo-shqiptare. Banda italo-shqiptare është goditur me finalizimin e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane.

Bëhet e  të ditur se 17 qytetarë janë arrestuar dhe se 4 prej tyre janë shqiptarë.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri si dhe sende të tjera me vlerë për hetimin.

“Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi”, njofton Policia.

Lexo edhe: EMRAT/ Goditet organizata, sekuestrohen mbi katër tonë drogë, arrestohen 17 persona

Po ashtu, njoftohet se në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Njoftimi i plotë: 

Bashkëpunim i konsoliduar mes autoriteteve italiane dhe Policisë së Shtetit

Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që vepronte prej vitesh

Sekuestrohen ndër vite mbi 4 ton marijuanë, armë zjarri, 0.5 kg kokainë, gomone etj.

Si rezultat e një bashkëpunimi të konsoliduar mes strukturave policore shqiptare dhe italiane, u bë i mundur realizimi me sukses i një operacioni të gjerë antidrogë, në kuadër të të cilit u arrestuan 17 shtetas ditën e sotme në Itali, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!