Fansja e zjarrtë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka pritur për 6 orë jashtë dyerve të Gjykatës së Posaçme të Apelit deri në daljen e tij.
Ajo ka tentuar të hyjë në ambientet e brendshme të gjykatës, por ka hasur në kundërshtimin e rojave të sigurisë.
LEXO EDHE: Fansja e “zjarrtë” e Tahirit stampon foton e tij në bluzë, pret vendimin me maskë të speciale
Fansja e ish-ministrit ka qëndruar aty që prej orës 10:00 të paradites së sotme, kur u shfaq me një bluzë ku mbante të stampuar bluzën e tij dhe maskë të personalizuar. /abcnews.al