Një rast i çuditshëm dhe i frikshëm tërhoqi vëmendjen në fshatin Maryanske, Ukrainë disa javë më parë.
Nina Rudchenko, 57 vjeçe, pati fatin e keq të shtrihej në një varr shumë kohë para se të vdiste. Gruaja ukrainase ishte viktimë e një sulmi mizor, nga dy vëllezër të dehur, fqinj të saj.
Sipas mediave, 57-vjeçarja u rrah me shkop bejsbolli nga vëllezërit, 27 dhe 30 vjeç. Kjo torturë zgjati rreth dy orë, deri sa 57-vjeçarja humbi ndjenjat. Pas kësaj ata e morën atë me forcë dhe e dërguan në një varrezë.
Ishte errësuar kur autorët e tërhoqën Rudchenko te varri dhe filluan të derdhin ujë në fytyrën e tij. Sapo uji e riktheu atë në vetëdije, ata e detyruan gruan të gërmonte një varr dhe më pas e urdhëruan që të shtrihej.
Sipas gazetës The Daily Mail, ukrainasja u shtri në varr, ndërsa vëllezërit filluan ta varrosnin. “E mbulova fytyrën me duar duke provuar të rezervoja pak ajër. Ata ishin duke qeshur dhe duke folur për planet për të vrarë tërë familjen time,” ka thënë Rudchenko më vonë.
Më pas vëllezërit u larguan duke menduar se 57-vjeçarja kishte vdekur, ndërkohë që ajo ishte ende gjallë në varr.
57-vjeçarja ka rrëfyer se gërmoi varrin dhe arriti të dalë. Nina doli duke u zvarritur dhe para se të shkonte në shtëpi humbi vetëdijen. 57-vjeçarja u gjet nga motra e saj në një gjendje të mjeruar me shumë plagë më fytyrë.
Nika u dërgua në spital, dhe mjekët u tronditën kur panë pamjen e saj. /abcnews.al