Basha: Pas 7 vitesh Rama s’ofron më asgjë, Shqipërisë i duhet qeverisje për të zgjidhur krizën

schedule10:48 - 11 Qershor, 2020

schedule 10:48 - 11 Qershor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit.

Teksa u takuar me pronarë të bizneseve të vogla në lagjen nr. në Tiranë, Basha u shpreh se rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e faturave ka sjellë pasiguri dhe pamundësi për të ardhmen.

Kreu i PD akuzon kryeministrin se ka çuar paratë e shqiptarëve për të pasuruar një grusht oligarkësh.

“Pamundësia për të siguruar mbijetesën ka prekur shumicën e shqiptarëve.

Nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes në këmbë, në kushte të vështira për bukën e gojës e në fund dalin me humbje: Kjo është e vërteta e përditshme e shitësve dhe sipërmarrësve te vegjël në Njësinë Nr. 4 në Tiranë.

Përditë nga çdo qytetar, pensionist apo i ri, konsumatorë apo tregtarë dëgjoj të njëjtin shqetësim; Rënie e fuqisë blerëse, rritje e faturave dhe e çmimeve, pasiguri dhe pamundësi për të nesërmen.

RAMAVIRUSI godet përditë shumicën e qytetarëve dhe majmet me paratë e taksave. Xhepat e shqiptarëve po boshatisen përditë sepse paratë e tyre, paratë e taksave të tyre pasurojnë një grusht oligarkësh.

Pas 7 vitesh ky KM nuk mund të ofrojë më asgjë sepse gjithçka që ka bërë në këto 7 vjet ka qenë e kundërta e asaj që ka premtuar duke përkeqësuar vit pas viti situatën ekonomike të shqiptarëve.

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për punë, kanë nevojë për liri dhe mundësi. Shqipërisë i duhet një qeverisje normale, për të zgjidhur krizën që po thellohet çdo ditë dhe për të parë përpara drejt normalitetit dhe zhvillimit”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!