Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar raportimet për vizitën e Përfaqësuesit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Kreu i shtetit ka thënë se për këtë çështje nuk është i njoftuar zyrtarisht, por shton se do t’i përgjigjet ftesës për takim.
Sipas tij, tashmë nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.
“Unë ende zyrtarisht nuk jam informuar, do të shoh agjendën, por natyrisht se do të përgjigjem. Por është me rëndësi që Kosova të trajtohet si shtet. Kemi besim në ShBA për këtë proces. Nuk është koha për matje të pulseve, por për vendimmarrje për njohje”, ka thënë ai, raportojnë mediat në Kosovë.

