Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër

schedule09:26 - 11 Qershor, 2020

schedule 09:26 - 11 Qershor, 2020

Përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ka propozuar që të mblidhet Këshilli Politik ditën e nesërme.

Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës në orën 11:00.

Në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri për Bylykbashin, Hajdarin dhe Vasilin thuhet se mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.

“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri shkruan se “temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Financimin e Partive Politike”.

Po ashtu bëhet e ditur se Gjiknuri ka thirrur edhe mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën nesër ne ora 17:00. Në këtë seancë do të informohen anëtarët e komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!