Mjeku infeksionit Tritan Kalo u është drejtuar qytetarëve me një mesazh, teks anë vend po shënohen rekorde rastesh të reja me koronavirus.
Kalo u kërkon qytetarëve të respektojnë masat e higjienës dhe të respektojnë distancimin social. Po ashtu mjeku u drejtohet ashoër ata të cilët i quan “gjithologë”.
Kalo shkruan se në këto kohë ka parë çmenduria, ku shkruhet për mijëra të vdekur nga virusi, ndërsa janë fshehur për publikun.
“Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë!!…NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sars-Cov2/Covid-19”, shkruan Kalo mes të tjerash.
Mesazhi i plotë nga Tritan Kalo:
Në këto “kohë covidiane” ÇMËNDURIA në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, POR që të flitet për MIJRA të vdekur shkaktuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….
HAPINI sytë e mendjes ju o të paudhë!!…NE si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sars-Cov2/Covid-19
EVITONI dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merrni me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush..
Kujdesuni edhe më shumë për të…SECILI prej jush është i domosdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…KURRË MOS hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19
Distancimi fizik, higjiena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojshme, lëvizja në mjedise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domosdoshme për gjithsecilin prej nesh…ME SIGURI ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën Sars-Cov2/Covid-19!!!
/abcnews.al