Pompeo: Mirëpres marrëveshjen për Reformën në Shqipëri, ju inkurajojmë ta zbatoni

schedule21:44 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:44 - 10 Qershor, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Gjatë një deklarate që po jepte për shtyp, Pompeo përmendi edhe marrëveshjen e arritur në Shqipëri mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Sipas asaj që deklaroi Michael Pompeo, kjo marrëveshje do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Po ashtu, Pompeo ka inkurajuar palët që ta zbatojnë marrëveshjen politike.

“Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të zbatojnë këtë marrëveshje politike”, deklaroi ai më tej. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!