Muharrem Ibraj: Shqiptari në listën e kriminelëve serbë të luftës

schedule21:40 - 10 Qershor, 2020

schedule 21:40 - 10 Qershor, 2020

Faik Jashari nuk ishte i vetmi. 10 vjet më parë, në vitin 2005, kur në Hagë zhvillohej gjyqi kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic, në kamera u shfaq edhe fytyra e një shqiptari të Kosovës, i quajtur Muharrem Ibraj.

Ishte dëshmitar i mbrojtjes së Milloshevicit.

Muharrem Ibraj, nga fshati Osek Hila pranë Gjakovës, një nga zonat ku u kryen krimet më të tmerrshme nga aparati shtetëror serb, kishte shkuar në Hagë për të mbrojtur Sllobodan Milosheviçin.

“Unë shkova ne Hagë, nuk kam dashur të tradhtoj Serbinë. Kam lindur në Serbi, në Jugosllavi, dhe e kam thënë të vërtetën”.

Ibraj jeton aktualisht në Serbi. Ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension diku atje.

Ish-shefi i “sigurisë lokale” nga zonën e Gjakovës mohoi krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë nga forcat serbe duke thënë se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë krim të kryer nga ushtria dhe policia serbe kundër civilëve shqiptarë në vitin 1999.

Muharem Ibraj ishte emëruar nga kryetari serb i komunës Momçilo Stanojeviç, shef i “sigurisë lokale”. Në qershor 1999, kishte ikur nga Kosova bashkë me forcat serbe. Kur u pyet nga një gjyqtar pse nuk e kishte përkrahur UÇK-në, Ibraj u përgjigj:

“UÇK-ja ishte kundër shtetit.”

Dëshmia e Muharrem Ibrajt, i cili u akuzua për vrasjen e një shqiptari në fillim të marsit të vitit 1999, u publikua nga radio televizioni shtetëror serb.

Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë.

LISTA E 17 SERBËVE DHE NJË SHQIPTARI TË KËRKUAR NGA INTERPOL-I PËR KRIME LUFTE NE KOSOVË

Momir Stojanoviç
Momçillo Stojiç
Zoran Mirkoviç
Nikolla Miçunoviç
Momçilo Novakoviç
Milutin Novakoviç
Miladin Novakoviç
Alexander Pekoviç
Zivko Vuksanoviç
Miras Gegoviç
Predrag Stojanoviç
Muharrem Ibraj
Miso Popoviç
Dimitrije Rashoviç
Sreten Camoviç
Lazar Draskoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!