“Topi” në dorën e Ramës”, Hajdari: PS të mbajë premtimin, të mos shantazhohen deputetët

schedule19:05 - 10 Qershor, 2020

schedule 19:05 - 10 Qershor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari në një komunikim për mediat u shpreh se tashmë është momenti që kryeministri Rama të mbajë premtimet e dhëna.

“Ne e mbyllëm detyrën tonë, tani “topi” është në dorën e Edi Ramës për të thënë nëse do ta bëjë ndryshimin  sistemit apo jo”, u shpreh Hajdari.

Më tej ajo theksoi se tani është mundësia që PS të mbajë premtimin për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

“Tani është shansi për PS të mbajë premtimin duke ecur përpara duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe jo duke shantazhuar deputetë për të votuar atë reformë.

Do të shkojmë në atë mbledhje për të parë nëse PS do të mbajë premtimin. Ka thënë që do e shikojë ndryshimin e sistemit pas marrëveshjes. Jemi këtu për të shikuar nëse zoti Rama e ka seriozisht”, tha ndër të tjera Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!