Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, pas përmbytje dhe bllokimit të qytetareve nga reshjet e shiut u shpreh se po merren të gjitha masat për evakuimin e banorëve.
Në rrethin social “Facebook” ndërsa publikon një video Balla shkruan se për momentin kombëtare Librazhd-Elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.
Statusi:
Reshje të mëdha shiu në Librazhd. Shtabi i emergjencës po merr masat dhe zjarrfikësit po garantojnë evakuimin e banorëve në banesat e rrezikuara.
Për momentin rruga kombëtare Librazhd-Elbasan është e pakalueshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dheut.
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3055526144492966

