Një 23-vjeçar polic privat është ndaluar pasi është kapur duke vjedhur në Fier. Burime nga blutë bëjnë të ditur se 23-vjeçari A. Ç., me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.
Po ashtu policia njofton se në Lushnje është arrestuar një 24-vjeçar pasi është kapur duke vjedhur para në një magazinë.
Njoftimi i policisë:
Kapen duke vjedhur, policia vë në pranga dy shtetas.
Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Bubullimë u kap duke vjedhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
/abcnews.al