Buckingham Palace ka publikuar një fotografi të re të Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip.
Ky i fundit feston sot ditëlindjen e tij të 99-të. Fotografia është bërë në tokat e kështjellës gjatë motit me diell javën e kaluar.
Kjo është fotografia e parë publike e Dukës që kur u pa duke lënë spitalin në Londër në 24 dhjetor të vitit të kaluar.
Princi Philip, i cili është martuar me Mbretëreshën për 72 vite, rrallë herë është parë në publik pasi është pensionuar nga detyrat mbretërore në vitin 2017.
/abcnews.al