Roger Federer ka qenë i pafat, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim dhe nuk mund të zhvillojë dot ndeshje gjatë këtij viti kalendarik. Tenisti, i cili në gusht mbush 39 vjeç, nuk dorëzohet dhe tregon se do të jetë gati vitin e ardhshëm.
Federer, një legjendë në sportin e tenisit, zbulon se është operuar në gju, për shkak të dëmtimit të pësuar javë më parë. “Disa javë më parë, unë pata një dëmtim të vogël gjatë rehabilitimit tim. Ishte e nevojshme të bëja një ndërhyrje të re të shpejtë në gjurin e djathtë.
Do të më marrë malli shumë për tifozët dhe turneun tim të dashur. Po pres me padurim që t’ju shoh përsëri në fillim të sezonit 2021. Do të marr kohën e nevojshme që të jem 100% gati për të luajtur në nivelin tim më të lartë”, shkruan Federer në llogarinë e tij në “Twitter”.
— Roger Federer (@rogerfederer) June 10, 2020