“Dezertimi” i Maliqit, Murrizi: Nuk merrem me sharlatanë që kërkojnë një post deputeti

schedule10:54 - 10 Qershor, 2020

schedule 10:54 - 10 Qershor, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat ka hedhur poshtë deklaratën e deputetit Lefter Maliqi në një intervistë për ABC News për të dalë kundër qëndrimit të tij dhe krerëve të dy grupeve të tjera parlamentare.

Murrizi tha se nuk ka dijeni kush janë 6 deputetët e tjerë për të cilët foli Maliqi, duke shprehur bindjen se grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do ta votojnë Reformën Zgjedhore pa u përmbushur kushtet e opozitës.

LEXO EDHE: Opozita parlamentare: Jemi 31 deputetë kundër reformës, bojkotojmë mbledhjet e komisioneve

“Jo arnime të Kodit dhe jo dakordësi për marrëveshjet e 2008. Nuk e di kush janë 6, unë kam dëgjuar vetëm një deklarim. Nuk merrem me sharlatanë që kërkojnë një post deputeti sa herë i jepet mundësia. Nuk e di kush janë ata, grupi që unë përfaqësoj nuk do ta votojë“, tha Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!