Reperi nga Kosova Mozzik prej kohësh ka bërë me dije se po punon për albumin e tij të titulluar “Mozzart”. Por, së fundmi ai ka shuar kureshtjen e fansave, duke treguar se albumi pritet të dalë në korrik. Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram, padyshin nuk kishin si të mos mungonin ato për dashurinë dhe reperi nuk ka hezituar t’ju përgjigjet.
“A mendon se mashkulli dashuron dy herë”, është pyetja që i ka bërë një fans reperit, por për Mozzik, mashkulli dashuron sa herë dëshiron ai vetë, ndërsa e ka përkufizuar dashurinë si “një këmbë në ujë dhe tjetrën në zjarr”, duke nënkuptuar kështu se i referohet raportit me Loredanën, me të cilën u nda pak kohë më parë.
Ndërkaq, ai ka thënë se nëse jeta e tij do të bëhej një libër apo një film, reperi do t’i vendoste emrin “Loti i një reperi”. prej disa muajsh, reperi ka treguar se i dha fund raportit me mamanë e vajzës së tij, raport ky shumë i komentuar, ndonëse dyshja vazhdon të takohen për shkak të vogëlushes, Hana. /abcnews.al