Nga një aksident të ndodhur paraditen e sotme në Korçë, ku mbeti i vdekur një person, policia ka njoftuar se është arrestuar personi që drejtonte makinën tip “Benz”. N. S., 29 vjeç.
Mësohet se N.S. është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues të ndjerin 39-vjeçar, shofer i një fugoni të Postës Shqiptare.
Pas plagëve të marra, drejtuesi i furgonit u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ku 2 mjete janë përplasur mes tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./abcnews.al