U gëzua për vrasjen e kasapit/Dënohet 7 muaj burg vegania në Francë

schedule13:10 - 30 Mars, 2018

schedule 13:10 - 30 Mars, 2018

Është dënuar me shtatë muaj burg një vegane franceze e cila me anë të një statusi në Facebook kishte shprehur gëzimin e saj për vrasjen e kasapit në Trebe, nga terrosti Lakdim në 23 mars.

Me anë të një statusi në Facebook kishte shprehur gëzimin e saj për vrasjen e kasapit në Trebe, Christian Medves, i cili u vra nga terroristi Raduan Lakdim në 23 mars. Për këtë asrye një vegane franceze është dënuar me shtatë muaj burg.

Prokuroria e Fuaks, në jug të  Francës,kishte nisur hetimet me akuzën apologji ndaj terrorizmit pas publikimit të një posti në Facebook, ku gruaja e cila prezantohet në rrjetet sociale si militante animaliste dhe prodhuese e djathit vegan, kishte shkruar: “E po mirë, shokoheni se një vrasës ritet nga një terrorist? Unë jo, nuk kam aspak mëshirë për ‘të. Në fund ekziston dhe drejtësia”. Postimi i saj u hoq menjëherë nga Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!