Pse më parakalove? Sherr me leva ne Korçë, njëri rëndë

schedule13:44 - 9 Qershor, 2020

schedule 13:44 - 9 Qershor, 2020

Dy persona janë konfliktuar mesditën e sotme në Vloçisht të Korçës.

Konflikti mes tyre ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar, duke u përshkallëzuar më pas në përdorimin e levave.

Njëri prej tyre E.M  32 vjeç ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Ndërsa tjetri, B.R 34 vjeç me profesion infermier ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.06.2020, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjete të forta shtetasit B. R., 34 vjeç dhe E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!