Sot, numri më i lartë i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të Pandemisë

schedule10:59 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:59 - 9 Qershor, 2020

Shqipëria ka regjistruar sot numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus.

Silva Bino nga ISHP raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë konfirmuar 36 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 1 299 numrin total të të prekurve.

27 nga 36 rastet e reja janë në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Kamzë dhe nga 1 në Lushnje, Lezhë dhe Durrës.

Mësohet se tek Infektivi janë shtruar 41 persona, ku 6 prej tyre janë në terapi intensive. 2 prej të shtruarve janë të intubuar.

Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.

Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar“, bëri me dije Silva Bino e ISHP.

Ky është numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë.

STATISTIKA

Testime totale 18960
Testime molekulare 16716
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1299
Raste të shëruara 960
Raste Aktive 305
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 204
Shkodër 29
Krujë 24
Kamëz 19
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 4
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1