Sekuestrohen kamerat në rrugën ku kaluan atentatorët e Ardjan Çapjas, 20 të shoqëruar

schedule10:48 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:48 - 9 Qershor, 2020

Kur kanë kaluar rreth 24 orë nga atentati me snajper ndaj  Ardjan Çapjas, policia ka shoqëruar rreth 20 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se mbrëmjen e djeshme, prokurorët e çështjes kanë bërë sekuestrimin e kamerave në zonën ku mendohet se kanë kaluar autorët që kanë qëlluar me snajper ndaj Çapjas.

Nga ana tjetër ky i fundit nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor për të çuar në zbardhjen identitetit të personave që e kanë qëlluar apo zbulimit të dinamikës dhe konfliktit mes palëve.

LEXO EDHE: Atentati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull

Çapja u qëllua mëngjesin e djeshëm nga kodër Krasta nga një distancë prej 150 metrash në vijë ajrore, ndërsa u paraqit në spital duke deklaruar se ishtë rrëzuar. Më pas ai u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku iu nënshtrua një operacioni që zgjati më shumë se dy orë, për të nxjerrë plumbin i cili i kishte kaluar shumë pranë zemrës.

Çapja ndodhet ende në spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve pasi rreziku për jetën duket se akoma nuk ka kaluar.

Autorët e ngjarjes dogjën makinën në lagjen “Skëndërbej”, ndërkohë që një prej punonjësve të forcave zjarrfikëse u plagos nga shpërthimi i fishekëve që ndodheshin në brendësi të saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!