La Liga rifillon më 11 qershor dhe ndeshjet janë programuar të zhvillohen me dyer të mbyllura. Kjo nuk ëshët pritur mirë nga tifozët, që madje u revoltuan dhe ultrasit e shumë klubeve dolën edhe me pankarta, duke përcjellë mesazhin se u rikthye biznesi dhe jo futbolli.
Gjithsesi qeveria spanjolle po mendon t’i kënaqë tifozët dhe klubet, me këta të fundit që do të përfitonin financiarisht dhe të zgjidhnin një problem tjetër që lidhet me abonimet. Nga Spanja raportohet se nga 29 qershori mund të ketë tifozë në stadiume.
? Noticia @partidazocope
? Informan Juan Antonio Alcalá e @isaacfouto
?️ El Gobierno baraja que a partir del 29 de junio pueda haber público en todos los estadios de España al mismo tiempo
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/GyS5nmrelL
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) June 8, 2020
Nuk jepen të dhëna nëse stadiumet do të mbushen plot, apo do të lejohet vetëm një numër i caktuar, i varur nga kapaciteti i stadiumeve. Më parë mendohej që vetëm në vitin 2021 të hapeshin stadiumet për tifozët, por tashmë ka lajme të mira dhe mbetet të konfirmohen. /abcnews.al