Fermerët kërkojnë lehtësira fiskale nga qeveria që të rriten prodhimet vendase.
Alfred Marku prodhues në fshatin Krajan të Lezhës, në ditën botërore të ushqimit thotë se autoritetet duhet të nxisë dyqanet dhe marketet të blejnë produkte vendase pa kimimkate.
Ka pas një tendencë në rritje, por kjo varet nga politika. Duhet përkrahje. Ajo nuk shihet vetëm tek paratë. Ndihma është tek ligjet lehtësuese.
Ti e detyron një market të blejë prodhimin vendas se do paguaj me pak taksa.
Ashtu siç ekspertët rekomandojnë, produktet organike kanë vlera të shumta të shëndetshme
Njeriu ka nevoje për produkte organike. Vlerat ushqimore i kanë produktet që rritet në mënyrë natyrale.
Nuk ka ndërhyje hormonesh, pesticidesh.
Çdo produkt që ka ndërhyrje shkatërrohet çdo vlerë. Sa me shumë të konsumojmë aq më shumë imunitet do kemi.
Ndihmojmë anën ekonomike dhe shëndetësore të trupit tonë.
Sipas Alfred Markut vitet e fundit është vënë re një tendencë në rritje edhe nga vetë fermerët për të shmangur kimikatet në bujqësi./abcnews.al

