Rama inspekton restaurimin e Akademisë së Arteve: Mbetet gur i çmuar i trashëgimisë shqiptare

schedule14:28 - 8 Qershor, 2020

schedule 14:28 - 8 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama, mesditën e kësaj të hënë në shoqërinë e ministres së Kulturës Elva Margariti ka inspektuar restaurimin e godinës së Akademisë së Arteve në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama ka theksuar se Akademia e Arteve mbetet një gur i paçmuar i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ndër të tjera ai thekson se godina e Arteve është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

“Godina qendrore e Akademisë së Arteve është një objekt i rëndësishëm i Trashëgimisë Kulturore dhe si i tillë, jo vetëm është transformuar së brendshmi në kuadrin e Paktit për Universitetin, duke garantuar kushte optimale për studentët e pedagogët, po edhe është rivlerësuar/restauruar në të gjithë elementët që e bëjnë atë një gur të çmuar të gjerdanit të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë?”, shkruan Rama./abcnews.al