Shtëpia me çati të kuqe që shikoni në foto, është banesa ku u qëllua Ardian Çapja mëngjesin e sotëm. Ai mori një plumb në shpatull nga disa persona ende të paidentifikuar që qëlluan me snajper nga një distancë 150 metra.
Ata u larguan në drejtim të paditur, ndërkohë që më vonë policia gjeti edhe një makinë të djegur prej tyre e cila rezulton e vjedhur dhe me targa të mbivendosura të vjedhura në Fushë-Krujë.
LEXO EDHE: Ardjan Çapja u qëllua në shpatull me snajper, çfarë gjeti policia në makinën e djegur të autorëve
Në makinë gjendeshin edhe disa fishekë, të cilët shpërthyen pas mbërritjes së forcave zjarfikëse duke lënë të plagosur njërin prej tyre.
LEXO EDHE: Si iu shpëtoi Ardian Capja atentateve të mëparshme dhe “saga” e makinave të djegura
Çapja shkoi fillimisht në spitalin e Elbasanit rreth orës 09:30 të paradites e ndërsa më pas u transportua drejt Traumës për një ndihmë të specializuar mjekësore.
Kjo është hera e tretë që Çapjas i bëhen një atentat, pasi i ka shpëtuar për mrekulli dy të parëve./abcnews.al