VIDEO/ Basha në Elbasan: Erdha të blej bugaçen, kroasantin e Shqipërisë

schedule11:38 - 8 Qershor, 2020

schedule 11:38 - 8 Qershor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ndodhet në Elbasan ka zgjedhur që të provojë dhe një nga specialitete e këtij qyteti siç e quan ai.

Bëhet fjalë për bugaçen elbasanase. Basha ka vizituar një nga byrektoret e qytetit, ndërsa përmes një videoje në rrjetet sociale shprehet se ka shkuar ta blejë vetë bugaçen. Me humor kryedemokrati e cilëson si kroasantin e Shqipërisë, ndërsa kujton edhe kohën kur e ka konsumuar për herë të parë.

Lulizm Basha: Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e kanë marrë bugaçen këtu dhe ma kanë sjellë. Sot kam ardhur me e ble vetë bugaçen. Specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë, mund ti themi kështu se ka të të njëjtët përbërës. Ka gjalpin me shumicë.

Shitësja: Atë kemi të keqe ne yndyrën.

Lulzim Basha: Të keqen kemi një gjë tjetër ne, atë që na rrit taksat dhe s’po lë bizneset me marr frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo pra është buçja e famshme e Elbasanit, që është një specialitet tipik i këtij qyteti. Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Në vitet kur punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht mëngjesi na gjente në Elbasan, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje mes byrekut dhe bugaçes. Unë nuk e njihja çfarë ishte bugaçja dhe porosisja gjithmonë byrekun, e mësova më vonë kur isha deputet i Elbasanit. Dhe ia rekomandoj kujtdo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!