Dalin pamjet e makinës së djegur nga autorët e atentatit të Ardjan Çapjes të ndodhur paraditen e sotme në Elbasan.
Në videon e sigururar nga Abc News duket makina e djegur në një vend larg zonës urbane e shkrumbuar nga flakët.
LEXO EDHE: Atentat në Elbasan, plagoset Ardian Capja. Gjendet një makinë e djegur
Mësohet se makina është e vjedhur, ndërsa ka edhe targa të mbivendosura gjithashtu të vjedhura në Fushë-Krujë.
Në automjet kishte edhe disa fishekë të cilët plagosën zjarrfikësin gjatë shuarjes së flakëve.
Lexo edhe: Atentati në Elbasan, Ardjan Çapja e mori plumbin në shpatull
Çapja ndërkohë është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore./abcnews.al