Disa trupa diplomatike shprehin solidaritet në ambasadën ruse në Shqipëri

schedule19:53 - 29 Mars, 2018

schedule 19:53 - 29 Mars, 2018

Polonia, Rumania, Franca dhe Egjipti janë disa nga shtetet që janë solidarizuar me popullin rus pas humbjes së 64 jetëve si pasojë e zjarrit që ra në një qendër tregtare në Kemerovo të Rusisë.

Ambasada ruse në Shqipëri ka mbajtur hapur librin e ngushëllimeve edhe ditën e sotme . Një ditë më parë qytetarë të shumtë rusë vendosën lule në murin e ambasadës dhe ndezën qirinj për të përkujtuar jetët e humbura.

Ngushëllime shprehën edhe përfaqësitë e trupeve diplomatikë të Turqisë, Serbisë, Japonisë dhe Vatikanit me seli në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!