Spanja është një ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. Ndërsa gjendja është duke shkuar drejt normalitetit, autoritetet kanë njoftuar se në listën e hapjes do të jenë edhe lokalet e natës.
Mësohet se hapja e tyre ka filluar nga sot, mirëpo, nuk do të lejohet kërcimi. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar që hapësira e caktuar zakonisht për kërcimin, tani duhet të përdoret për tavolina dhe karrige shtesë për të përballuar rregullat e distancës sociale.
Ky vendim është marrë për shkak se turizmi në Spanjë është shumë i zhvilluar dhe ekomnomia e vendit varet nga ky sektor.
Fillimisht, qeveria spanjolle tha që ambientet e jetës së natës mund të hapen në rajone ku situata është më e lehtësuar dhe ka nisur aplikimi i fazës 3 të pandemisë. Megjithate, vendimi për hapjen e lokaleve të natës prek më shumë se gjysmën e vendit. /abcnews.al