Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast me virus. Por Kryeministrja, Jacinda Ardern, thotë se kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur – tani për tani.
“Kufijtë tanë mbeten linja jonë e parë e mbrojtjes pasi synojmë të mos importojmë virusin,” tha ajo.
Vendi është në diskutime me Australinë e cila ka një numër të vogël rastesh për hapjen e një “flluskë udhëtimi” midis vendeve./abcnews.al