Abuzimet me nxënësit, Treska: Duhet rritur numri i psikologëve në shkolla

schedule08:48 - 8 Qershor, 2020

schedule 08:48 - 8 Qershor, 2020

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Valbona Treska, presidente e Urdhrit të Psikologut foli ër rolin e psikologëve në shkolla.

Ky rol është diskutuar së fundmi pas skandaleve të abuzimit që janë bërë me të miturit. Lidhur me këtë Treska shprehet se ka psikologë të përgjegjshëm, por nuk mungojnë edhe ata që nuk e bëjënë siç duhet punën e tyre.

“Ka psikokogë që janë shumë të përgjegjshëm. Ndërkohë që ka edhe elementë të cilët nuk shfaqin përgjegjësinë e duhur në punën e tyre. Ka një sërë problematikash psiko-sociale në shkolla. Ka disa ratse që janë referuar te psikologu dhe psikologu ka bërë sic juve e thatë me të drejtë punë të mirë. Psikologu duhet të referojë rastin te njësia e mbrojtjes së fëmijëve. Ka një sërë denoncimesh të psikologëve”, shprehet ajo.

Treska thekson më tej se ata kanë kërkuar që të keni një shtim të psikologëve në shkolla, pasi aktualisht një psikolog është për 2200 nxënës.

“Ne kemi kërkuar edhe në bazë të takimit që bëjmë me ministrinë e Arsimit një shtim të psikologëve në shkolla. Ne kemi një psikolog për 2200 nxënës aktualisht. Ka dalë një urdhër i ministrit para pak kohësh, që një psikolog të operojë për 7010 nxënës në shkollat e mesme. Urdhër i cili nuk është zbatuar. Ne kërkojmë të kemi parametra të tjera për psikologun së pari të vendosim një psikolog për një numër të kufizuar nxënësish. Ne kemi aktualisht psikologë që operojnë në 5 shkolla dhe 3 kopshte, imagjinoni sa e pamundur është që të mbajë në mbikëqyrje gjithë këtë komunitet të madh. Ka ardhur koha që psikologut ti rritet pagesa monetare që ai merr’, tha ajo, ndërsa duke iu referuar rasteve të fundit, shtoi se është një zinxhir hallkash që duhet të funksionojë në shkolla dhe përgjegjësia nuk është gjithnjë e psikologut.

“Është një zinxhir hallkash që duhet të funksionojnë, të mos i ngelet përgjegjësia vetëm një aktori”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!