Parashikimi i motit, si do të nisë java në të gjithë vendin

schedule07:07 - 8 Qershor, 2020

schedule 07:07 - 8 Qershor, 2020

Moti këtë të hënë do të jetë me alternime  vranësira të cilat do të shtohen duke u pasuar nga reshje shiu në formën e stuhive.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në  8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  12/24°C

Zonat e ulëta  14/29°C

Zonat bregdetare 16/26°C./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!