Kategoria e Dytë/ Vora fiton me “manita”, gafa e Tomorit bën intrigues grupin B

schedule21:39 - 7 Qershor, 2020

schedule 21:39 - 7 Qershor, 2020

Garë të fortë ka edhe në Kategorinë e Dytë dhe sot janë zhvilluar nëntë ndeshje. Tre u zhvilluan në grupin A, aty ku ranë në sy fitoret e Vorës dhe Mirditës. Pesë gola shënoi Vora në fushën e Klosit dhe vijon të ndajë kreun me Luzi 2008, por ka luajtur një ndeshje më pak.

 

Rezultatet e ndeshjeve të grupit A të Kategorisë së Dytë

Mirditës i mjaftoi një gol i Përkolës në pjesën e dytë për të thyer në shtëpi Tiranën B dhe për t’u ngjitur në vend të tretë. Triumf edhe për Vllazninë B. Goli i Rrasës në pjesën e parë i dha tre pikët skuadrës shkodrane, që mposhti në kryeqytet Internacional Tirana.

 

Renditja e grupit A të Kategorisë së Dytë

Rivaliteti në grupin B është shumë i madh, sidomos pas humbjes së sotme të Tomorit. Skuadra beratase u befasua në shtëpi nga Butrinti, që shënoi tre herë dhe siguroi po kaq pikë, duke ue shkurtuar në pesë pikë diferencën me kreun.

 

Rezultatet e grupit B të Kategorisë së Dytë

Gafa e Tomorit u shfrytëzua nga Maliqi dhe Albpetrol, që e barazuan në krye me nga 40 pikë. Juglindorët nuk u përmbajtën dhe fituan 3-8 jashtë fushe kundër Skraparit. Triumf jashtë fushe edhe për skuadrën nga Patosi, që mposhti 1-2 Delvinën.

 

Renditja e grupit B të Kategorisë së Dytë

Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e thellë e Tepelenës kundër Gramozit. Tre pikë edhe për Naftëtarin, që fitoi në shtëpi 2-1 kundër Përmetit, ndërsa Memaliajt i mjaftoi një gol kundër Selenicës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!